Këtë fundjavë pritej që të nis sezoni i ri në Ligën e Dytë Unike në Maqedoni, ku do të garojnë 16 ekipe pjesëmarrëse. Të gjitha ndeshjet ishin planifikuar që të zhvillohen gjatë ditës së shtunë, në orën 17:00, por Federata e Futbollit, sot ka njoftuar se është ndryshuar itenerari.
Komisioni për gara në Federatën e Futbollit të Maqedonisë, mori vendim për shtyrjen e ndeshjeve nga raundi i parë, ndërsa nuk është dhënë ende asnjë arsyetim për një hap të tillë.
Në fillim priten ndeshje interesante, kur Pelisteri duhej të vizitonte Kozhufin, Vardari të shkonte te Arsimi ambicioz, Bellasica te Detoniti, ndërsa Voska Sport duhej të përballet me Karaormanin.
Raundi i parë
Kozhuvi – Pelisteri
Arsimi – Vardari
Pehçeva – Gostivari
Ohri – Teteksi
Detoniti – Bellasica
Karaormani – Voska Sport
Sasa – Besa
Boreci – Slloga Vinicë