ffk shpall me te mirin e javes ne superlige 692d6234352c8

​FFK shpall më të mirin e javës në Superligë

December 1, 2025
1 minut lexim

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës” për futbollistin më të dalluar të javës në Superligën kosovare. Për javën e pesëmbëdhjetë, ky nder i takoi Donat Hasanajt të FC Prishtina e Re, i cili shkëlqeu në ndeshjen kundër FC Prishtina, duke kontribuar në fitoren 4:1 të skuadrës së tij.

Edhe pse mbrojtës, Hasanaj shënoi një gol dhe realizoi ndërhyrje kyçe gjatë 90 minutave të ndeshjes, duke bindur Komisionin e Veteranëve të Futbollit, përbërja e të cilit përfshin Fatmir Mehmeti, Agim Maliqi dhe Muhamet Sylejmani, që t’i jepte këtë vlerësim.

Pas marrjes së çmimit, Hasanaj u shpreh i lumtur për njohjen: “Kemi pasur një ndeshje shumë të vështirë kundër FC Prishtina, të cilët kryesojnë tabelën, por edhe ne e kemi përgatitur ndeshjen kundër tyre shumë mirë. Është e vërtetë që kemi pasur shumë ndryshime, duke na u ndërruar në 15 xhiro tre trajnerë, por atmosfera momentale është shumë e mirë në skuadër.

Si në aspektin individual, ashtu edhe në atë ekipor, kemi luajtur shumë mirë dhe e shfrytëzoj rastin t’i falënderoj bashkëlojtarët për kontributin, që unë ta marr këtë çmim sot,” tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

atentati ndaj biznesmenit me dy identitete gjendet i shkrumbuar nga flaket automjeti i autoreve 692d61d56aa4e
Lajmi i mëparshëm

Atentati ndaj biznesmenit me dy identitete, gjendet i shkrumbuar nga flakët automjeti i autorëve!

dw tre pale zgjedhje brenda vitit ne kosove mosmiratimi i buxhetit rrezikon mireqenien sociale 692d62460ce10
Lajmi i radhës

DW: Tre palë zgjedhje brenda vitit në Kosovë! Mosmiratimi i buxhetit rrezikon mirëqenien sociale

Të fundit nga

ShkoLartë