FFK shpall lojtarin më të mirë të xhiros së fundit në Superligë

May 23, 2022
1 minut lexim

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, e kanë ndarë edhe çmimin e fundit “Ylli i javës” në edicionin 2021/2022, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“Ylli i javës” për xhiron e 36-të në Superligë është shpallur portieri i Dukagjini Altik Muhaxhiri

Portieri gjakovar me intervenimet e tij të shkëlqyeshme dhe sigurinë e treguar në portë ishte më i merituari që Dukagjini arriti të marrë një pikë si mysafir në ndeshjen jetike kundër rivalit direkt, Malishevës, për t’iu shmangur barazhit.

Altik Muhaxhiri ishte shpallur “Ylli i Javës” edhe në javën e 34-t, kur Dukagjini arkëtoi një pikë në duel me Dritën.

Pas barazimit të djeshëm, Dukagjini e siguroi qëndrimin në elitë, duke e mbyllur edicionin në pozitën e 7-të, me 50 pikë, teksa Malisheva do të luajë në barazh me Vushtrrinë. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

DW: Scholz do të vizitojë Serbinë më 10 qershor

Story i radhës

Petkov: E rëndësishme vazhdimi i dialogut me Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga

​Gjendet fosili 50 000-vjeçar i një mamuthi

Në Rusi banorët kanë zbuluar një fosil rreth 50 000-vjeçar, i ruajtur shumë mirë, i një këlyshi mamuthi. Banorët e rajonit Yakutistan të Federatës Ruse, kanë zbuluar fosilin me peshë prej rreth
ShkoLartë