FFK reagon për sulmin e trajnerit të kombëtares U15

February 6, 2023
1 minut lexim

Federata e Futbollit e Kosovës me shqetësim ka mësuar lajmin se mbrëmjen e kaluar persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht ish-futbollistin e njohur dhe trajnerin e Kombëtares U15, Faruk Statovci, në afërsi të banesës së tij në Prishtinë, pas pjesëmarrjes në një emision televiziv.

FFK e dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj trajnerit Statovci, i cili tash e sa kohë me përvojën dhe intelektin e tij kontribuon edhe në cilësi të analistit në disa emisione sportive në televizionet vendore.

Një ngjarje e tillë e rëndë e ka goditur jo vetëm familjen Statovci, por edhe komunitetin e futbollit në tërësi.

Prandaj, i bëjmë thirrje autoriteteve ligjzbatuese në vend që të punojnë në mënyrë intensive për hetimin dhe zbardhjen e këtij rasti, në mënyrë që personat që ndërmorën këtë akt çnjerëzor të vihen sa më parë para drejtësisë.

Shpresojmë se ngjarje si kjo të mos ndodhin asnjëherë, pasi ato cenojnë lirinë e shprehjes por edhe imazhin e futbollit.

Njëherësh FFK dhe i gjithë komuniteti i futbollit i dëshiron Faruk Statovcit shërim të shpejtë dhe rikthim në punën e tij të përditshme si trajner i grupmoshave të reja.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shtatzënë për herë të dytë, Jonida Vokshi në pritje të një djali?

Story i radhës

A do të ketë ndikim në Shqipëri tërmeti shkatërrimtar i Turqisë? Ja çfarë thotë sizmiologu shqiptar

Të fundit nga

Gënjeshtra, dobësi apo aftësi?

A mund të na çojë një gënjeshtër e bardhë në rrugën e një mashtrimi më të madh? Pasi themi një gënjeshtër, çfarë mund të na ndalojë për të  gënjyer? Pse ndonjëherë mendojmë
ShkoLartë