Federata e Futbollit të Kosovës është shprehur e hapur për bashkëpunim në hetimin e kurdisjeve eventuale të ndeshjeve.
“FFK-ja i ka marrë të gjitha informacionet relevante për dy ndeshjet më të përfolura të kësaj xhiroje, Ferizaj-Dukagjini dhe Trepça’89-Prishtina.
Pas përfundimit të këtyre ndeshjeve, organet përkatëse të FFK-së, në përputhje me rregulloret e brendshme dhe aktet normative të UEFA-së, kanë ndërmarrë masat e duhura dhe kanë filluar procesin e mbledhjes së deklaratave dhe dëshmive nga të gjithë zyrtarët e këtyre ndeshjeve për t’i adresuar dhe shqyrtuar ato me seriozitet maksimal”, thuhet në reagimin e FFK-së.
Dy ndeshjet më të përfolura ishin ajo në mes të Trepçës 89 dhe Prishtinës, si dhe Ferizajt dhe Dukagjinit.