ffk njofton uefa ne dhe fifa ne per zhvillimet e fundit brenda saj 6421ee5906901

​FFK njofton UEFA-në dhe FIFA-në për zhvillimet e fundit brenda saj

March 27, 2023
1 minut lexim

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur sot mbledhjen tjetër urgjente nën drejtimin e nënkryetarit Bakir Burri, pas zhvillimeve të javës së kaluar në lidhje me presidentin Agim Ademi dhe veprimet dhe shqetësimet e krijuara në hotelin ku është i akomoduar ekipi kombëtar.

Në mbledhjet e kaluara, për shkak të mungesës së informacioneve zyrtare se çfarë po ndodhë, KE i FFK-së nuk ka mundur të ndërmarrë asnjë veprim, por tani kur është informuar nga deklaratat publike nga policia dhe prokuroria lidhur me rastin si dhe informatat e marra, shpreh gatishmërinë dhe vullnetin që këto çështje, përveç në organet e hetuesisë, konform statutit dhe akteve normative t’i adresojë edhe në Komisionin Disiplinor dhe të Etikës të FFK-së, në mënyrë që çdo parregullsi apo shkelje potenciale, që mund të ketë ndodhur, të trajtohet me kujdesin dhe seriozitetin më të madh si dhe kërkon që ky komision të marrë verdiktin bazuar në aktet e saj normative.

KE shpreh shqetësimin në lidhje me të gjitha veprimet që kanë ndodhur me datë 21 mars, në zyret e FFK-së dhe ndaj stafit të Kombëtares në hotelin ku është i akomoduar, nga disa policë civilë, të cilët kanë ndërhyrë pa u prezantuar fare dhe pa asnjë dokumentacion, gjë e cila dëshmohet edhe në komunikatën e policisë, sepse nuk ka pasur asnjë shkresë zyrtare deri më datën 22 mars 2023. Këto veprime pa bazë ligjore, KE do t’i adresojë pranë organeve përkatëse të Kosovës.

Gjithashtu, KE i FFK-së vendosi që t’i informojë instancat më të larta ku bënë pjesë, UEFA-n dhe FIFA-n dhe t’ua paraqesë një raport të detajuar mbi zhvillimet e fundit dhe njëherësh t’i mbajë të informuara në vazhdimësi.

Njëherësh, KE shpreh indinjatën në lidhje me veprimet dhe shqetësimet që kanë ndodhur në ambientet ku ishte Kombëtarja e Kosovës dhe në selinë e FFK-së, e që sipas bindjes së KE të FFK-së, një pjesë e tyre kanë qenë pa bazë ligjore dhe kanë fyer dinjitetin e ekipit dhe stafit të Kombëtares.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

sulmi ndaj top channel gjenden prova te vlefshme do te analizohen per profile adn je 6421ec1613def
Story i mëparshëm

Sulmi ndaj Top Channel, gjenden prova të vlefshme, do të analizohen për profile ADN-je

daja dhe xhaxhai vinin ne iftar te paftuar me vete merrnin edhe buke ismaili thote se iftaret jane materializuar 6421f5608f3fe
Story i radhës

“Daja dhe xhaxhai vinin në iftar të paftuar, me vete merrnin edhe bukë”! Ismaili thotë se iftaret janë materializuar

Të fundit nga

​Dita Botërore e Biodiversitetit

Dita Botërore e Biodiversitetit është shpallur nga Kombet e Bashkuara me qëllim rritjen e ndërgjegjes dhe të kuptimit më të thellë të çështjeve lidhur me biodiversitetin. Për herë të parë kjo ditë,
ShkoLartë