FFK-ja përjashton Ulpianën dhe Vllazninë nga Liga e Parë

1 minut lexim

Ulpiana dhe Vllaznia janë përjashtuar nga Liga e Parë e Kosovës.

Kështu ka njoftuar këtë të premte Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), pas vendimit të marrë nga Komisioni Disiplinor dhe i Etikës – shkalla e parë, shkruan Gazeta Express.

Ky vendim erdhi si shkak i kurdisjes së ndeshjes mes Vllaznisë dhe Ulpianës, që ishte mbyllur me fitoren 4:3 të skuadrës nga Pozherani.

Sipas vendimit, Ulpiana dhe Vllaznia sezonin e ardhshëm do të duhet të bëjnë gara në Ligën e Dytë, që është kategoria e tretë e futbollit kosovar, pasi tani kanë humbur statusin e anëtarit të Ligës së Parë.

Të dy këto klube deri tani bënin gara në Grupin B të Ligës së Parë – kategoria e dytë e futbollit në vendin tonë.

Story i mëparshëm

Pas thashethemeve se ka ndërprerë kontaktet me menaxherin e tij, Bardhi reagon në Instagram

Story i radhës

Holanda i premton Ukrainës ndihmë të re ushtarake

Të fundit nga