Në Frankfurt të Gjermanisë sot është tërhequr shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit 2024.
Kosova u shortua në grupin I, së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.
E Federata e Futbollit e Kosovës këtë e cilësoi si short të favorshëm.
Në webfaqen e tyre zyrtare, shorti i sotëm për Kosovën u konsiderua si i favorshëm.
“Kombëtarja e Kosovës ka pasur fat në shortin e tërhequr për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024, që sot në mesditë u tërhoq në Frankfurt”, thuhej ndër tjera në njoftim.
Kampionati Evropian i vitit 2024 do të zhvillohet në Gjermani.