ff e danimarkes dhe ff e turqise me nje mesazh per agim ademin 6252af205688f

FF e Danimarkës dhe FF e Turqisë, me një mesazh për Agim Ademin

April 10, 2022
1 minut lexim

Mesazhet e urimit për presidentin Agim Ademi po vazhdojnë të arrijnë nga federata të ndryshme me rastin e rizgjedhjes në krye të FFK-së.

Së fundmi kanë arritur telegramet e urimit nga presidenti i Federatës së Futbollit të Danimarkës, Jesper Møller, i cili po ashtu u rizgjodh në krye të futbollit danez për mandatin e dytë në muajin e kaluar dhe nga ai i Federatës së Futbollit të Turqisë, Servet Yardimci.

“I nderuar president Ademi, të uroj rizgjedhjen tuaj në krye të FFK-së dhe mezi pres të vazhdojmë punën dhe bashkëpunimit tonë të përbashkët. Shihemi së shpejti”, ka shkruar i pari i futbollit danez. Ndërkaq, mesazh urimi ka dërguar edhe Federata e Futbollit e Turqisë.

Është kënaqësi të dëgjojmë për rizgjedhjen tuaj në krye të FFK-së. Në emër të Federatës së Futbollit të Turqisë, dëshirojmë t’ju shprehim urimet tona më të sinqerta dhe më të përzemërta dhe njëherësh t’ju urojmë suksese gjatë mandatit tuaj të ri”, thuhet në telegramin e FF të Turqisë, të nënshkruar nga presidenti i përkohshëm Servet Yardimci, i cili mori detyrën pas dorëheqjes së para pak ditëve të Nihat Ozdemirit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

pas xhelozive dhe skenave tea i jep fund lidhjes me te dashurin misterioz 6252af1b66f7a
Story i mëparshëm

Pas xhelozive dhe skenave, Tea i jep fund lidhjes me të dashurin misterioz

vajza afgane befason ministren kushi 6252af24df218
Story i radhës

Vajza afgane befason ministren Kushi

Të fundit nga

Gjatë natës gjysma e Maqedonisë pa rrymë!

Gjysma e Maqedonisë ka mbetur pa energji elektrike gjatë natës. Në disa pjesë të vendit, energjia elektrike është kthyer sot në mëngjes rreth orës 6. Pa energji elektrike ka qenë edhe Shkupi.
ShkoLartë