fetoshi rruga evropiane e serbise kali rus i trojes ne be 67f6788ba300a

Fetoshi: Rruga evropiane e Serbisë – “kali rus i Trojës” në BE

April 9, 2025
1 minut lexim

Drejtor i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Arben Fetoshi ka reaguar ndaj vizitës së sotme të zëvendëskryeministrit serb Aleksandar Vulin në Bruksel, i cili do të marrë pjesë në konferencën “Rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, që mbahet në selinë e BE-së.

Fetoshi ka rikujtuar se Vulin njihet si një nga figurat më proruse dhe antiperëndimore në politikën serbe dhe njeri i afërt i Vladimir Putinit, andaj këtë veprim ai e cilëson si një mesazh të qartë sfidues nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ndaj vetë Bashkimit Evropian.

“I sanksionuari nga SHBA-të për lidhjet me krimin dhe ndikimin rus, e “shpjegon” rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, pikërisht nga selia e BE-së.

Duke e dërguar Vulinin në Bruksel, Vuçiq në fakt po dërgon një mesazh të qartë: Serbia e synon procesin e integrimit evropian sipas projeksioneve ruse, “një kalë i Trojës” për t’i shërbyer interesave të Moskës në BE”, ka shkruar Fetoshi në Facebook.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

grevat ne greqi anulohen 6 fluturime aeroporti nene tereza kontaktoni kompanine ajrore perkatese 67f66f4495925
Story i mëparshëm

Grevat në Greqi/ Anulohen 6 fluturime, aeroporti “Nënë Tereza”: Kontaktoni kompaninë ajrore përkatëse

apple humbet statusin si kompania me me vlere ne bote per shkak te tarifave te trump 67f67b5a1ab87
Story i radhës

Apple humbet statusin si kompania më me vlerë në botë për shkak të tarifave të Trump

Të fundit nga

ShkoLartë