fetai riafirmoi perkushtimin e fuqishem te qeverise per luftimin e korrupsionit 67fe8b076bc53

Fetai riafirmoi përkushtimin e fuqishëm të Qeverisë për luftimin e korrupsionit

April 15, 2025
1 minut lexim

Shkup, 15 prill – Në konferencën rajonale “Integriteti Global nën Rrethim: Inovacion kundër Pushtetit të Paligjshëm”, të organizuar nga SELDI dhe MCMS, Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut i ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai riafirmoi përkushtimin e Qeverisë për luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e institucioneve demokratike.

Zëvendëskryeministri Fetai, theksoi se korrupsioni përbën kërcënim serioz për zhvillimin demokratik dhe stabilitetin institucional, duke përmendur se vetëm 18 për qind e masave të planifikuara antikorrupsion janë zbatuar gjatë vitit të kaluar. Ai bëri thirrje për përgjegjësi të përbashkët dhe përpjekje të reja, pavarësisht uljes së mbështetjes ndërkombëtare, përfshirë edhe nga USAID dhe IRI.

Fetai njoftoi rifillimin e dialogut të strukturuar ndërmjet qeverisë dhe shoqërisë civile, përmes krijimit të Këshillit për Bashkëpunim mes Qeverisë dhe shoqërisë civile dhe përfshirjen e një përfaqësuesi të saj me të drejtë vote në Trupin Ndërsektorial për koordinimin e luftës kndër korrupsionit.

“Demokracia kërkon një shoqëri civile të fortë dhe të angazhuar,” deklaroi Fetai, duke riafirmuar përkushtimin e palëkundur të Qeverisë për integrimin evropian dhe sundimin e ligjit.

“Pa një gjyqësor të pavarur, prokurorë me integritet dhe gjyqtarë të paanshëm, nuk mund të ketë as luftë efektive kundër korrupsionit, as integrim të suksesshëm në BE. Transparenca dhe drejtësia nuk janë luks – ato janë zgjedhje morale dhe politike.”, përfundoi Fetai.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

visar alili sot filluan punimet per zgjidhjen e problemit te vendkalimit hekurudhor ne cerkez 67fe8b006e73d
Story i mëparshëm

Visar Alili: Sot filluan punimet për zgjidhjen e problemit të vendkalimit hekurudhor në Çerkez

plakat e prillit te moshuarat tregojne se cfare eshte legjenda e diteve me mot te keq 67fe9060ca219
Story i radhës

“Plakat e Prillit”/ Të moshuarat tregojnë se çfarë është legjenda e ditëve me mot të keq

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e hënë 5 maj 2025

Dashi Në aspektin profesional yjet janë në favorin tuaj thuajse gjatë gjithë ditës. Gjithsesi, nuk është e njëjta gjë sa i përket anës suaj sentimentale me njeriun tuaj të dashur. Mos lini
ShkoLartë