Fetai: Muaji i Ramazanit, mundësi për të thelluar dashurinë ndaj njëri-tjetrit

April 1, 2022
1 minut lexim

Në prag të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kreu i Bashkësisë Fetare Islame, reis.ulema h. hfz. Shaqir efendi Fetai ka uruar besimtarët myslimanë në Maqedoninë e Veriut. Ai theksoi se muaji i Ramazanit është muaj i begative të shumta dhe mundësisë për kultivimi të respektit dhe të thellimit të dashurisë ndaj njëri-tjetrit.

“Ky muaj është edhe rast i volitshëm i pajtimit tonë, i shtrirjes së ndihmës atyre që kanë nevojë – në veçanti, të varfërve dhe skamnorëve, sepse vetëm në këtë mënyrë do të jemi më afër kënaqësisë dhe faljes së Allahut Fuqiplotë. Më lejoni që në emër të BFI së RMV-së dhe në emrin tim t’ju shpreh urime të përzemërta me këtë rast, me lutje Allahut Fuqiplotë që të na japë forcën e imanit, vetëdijen e lartë, vullnetin e paluhatshëm, që me përkushtimin më të madh të kryejmë agjërimin. Ibadetet dhe lutjet tona të sinqerta – në veçanti, lutjet tona për një botë në paqe e tolerancë shkojnë konform fjalëve të Muhamedit (a. s.): “O ju që keni besuar. Agjërimi është bërë obligim për ju sikur ka qenë obligim edhe për ata që ishin para jush. Për t’ju bërë më të devotshëm.”(El: Bekaretu: 183)”, theksoi Fetai në mesazhin e tij.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

MPJ e Bullgarisë reagon e befasuar për numrin e bullgarëve të deklaruar në regjistrimin

Story i radhës

Mbyllet afati…

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë