fetai kreshnik bekteshi mbrohet nga avokatet e mijallkovit dhe llatasit 67e18a077e56b

Fetai: Kreshnik Bekteshi mbrohet nga avokatët e Mijallkovit dhe Llatasit

March 24, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqësuesve të BDI-së, duke i cilësuar ato si “perversitet politik”. Ai ka kritikuar BDI-në për tentativat e saj për të mbajtur ligjërata mbi drejtësinë dhe llogaridhënien, pavarësisht se në radhët e kësaj partie, sipas tij, ka qindra individë të përfshirë në afera korruptive dhe tragjedi të ndryshme.

“Është një perversitet që vetëm BDI mund ta bëjë, të dalë e të na mbajë ligjërata për drejtësinë dhe llogaridhënien, ndërkohë që brenda partisë së tyre ka dhjetëra e qindra njerëz të përfshirë në afera korruptive dhe tragjedi të diskutuara publikisht. Shohim se si janë tërhequr pasi kryeministri tha se do t’i nxjerrë për veshi dhe se janë shukatur”, ka deklaruar Fetai.

Në mënyrë të veçantë, ai u ndal te rasti i ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili është arrestuar në lidhje me tragjedinë e Koçanit. Fetai ka vënë në pah faktin se Bekteshi po mbrohet nga avokatë të lidhur me figurat e njohura të pushtetit të mëparshëm, duke ngritur dyshime mbi kredibilitetin e mbrojtjes së tij. “Është për keqardhje të shohësh se si Kreshnik Bekteshi mbrohet nga avokatët e Mijallkovit dhe Llatasit, ndërsa na flasin për drejtësi dhe për shqiptarët. Ata as ekipin e mbrojtjes nuk e kanë shqiptar, e lëre më të jenë të njohur për ndonjë kontribut në zbardhjen e rasteve të montuara”, ka theksuar zëvendëskryeministri.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

prilep te shtena ne qendren per pune sociale plagoset nje 38 vjecare 67e18a0673bce
Story i mëparshëm

Prilep, të shtëna në Qendrën për Punë Sociale – plagoset një 38 vjeçare!

arma per mbrotje nga dezinformimi eshte verifikimi 67e18a0cb4230
Story i radhës

“Arma” për mbrotje nga dezinformimi është verifikimi!

Të fundit nga

Fitorja e pestë radhazi për Yllin

Golden Eagle Ylli po vazhdon në formë të lartë para garave shtesë, ku regjistroi fitoren e pestë radhazi dhe shumë të rëndësishme ndaj Vëllaznimit me rezultat 86:63 (24:11, 28:22, 11:11, 23:19), në
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë