Fetai: Brenda 6 muajve të qeverisë, Mickoski do ta prezantojë propozimin për realizimin e ndryshimeve kushtetuese

1 minut lexim

Arben Fetai tha se ndryshimet kushtetuese janë të patjetërsueshme por shtoi se, e kanë thënë edhe gjatë fushatës se duhet pritur një periudhë 6 mujore deri në përmbylljen e procesit. Fetai tha se beson që në 6 mujorin e qeverisjes, Kryeministri Hristijan Mickosi do të gjejë modelin që do të krijonte zgjidhje për këtë.

“Ne e kemi thënë në vazhdimësi gjatë fushatës se për shkak të ndjeshmërisë së procesit duhet të kalohet një periudhë 3-6 mujore në mënyrë që të nisë dhe përmbyllet procesi i ndryshimeve kushtetuese. Unë besoj se brenda 6 muajve të parë të Qeverisë, kryeministri do të zbulojë modelin sipas të cilit do të gjindet zgjidhja për ndryshimet kushtetuese”, tha Fetai.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

​Kastrati: Oferta e re e shpërndarjes së teksteve shkollore me miliona më e shtrenjtë

Story i radhës

Igli Hasani propozohet si kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të OSBE-së

Të fundit nga