Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot qëndroi në Bashkësinë Fetare Islame në vend, me çrrastë me kreun e këtij institucioni, Shaqir Fetahi biseduan për krizën energjetike. Fetahi i premtoi Bekteshit se BFI-ja do të jep kontributin e saj për shpenzim racional të energjisë elektrike. Fetahi me këtë rast iu bëri thirrje të gjithë besimtarëve të konfesionit islam që të shpenzojnë në mënyrë racionale energjinë elektrike dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në tejkalimin e kësaj krize energjetike.
“Biseduam me çështjen e shfrytëzimit racional të energjisë elektrike, me qëllim të zbutjes së situatës për të kaluar më lehtë këtë sfidë. E kemi dëshmuar gjithmonë s enë momente të krizave por dhe tano do të jemi në shërbim të ngritjes së vetëdijes, të jemi racional në shfrytëzimin e rrymës elektrike që do të jetë në dobi të mbarë shoqërisë. BFI nuk e ka shumë problem që të harxhoj energji në mënyrë racionale. Ne në objektet tona gjithmonë e kemi shfrytëzuar energjinë në mënyrë racionale”, tha Shaqir Fetahi, kryetar i BFI.
Nga ana tjetër ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se me kursimin e energjisë elektrike, besimtarët do të kursejnë edhe në buxhetin e tyre familjar.
“Realizuam një takim me kreun e BFI-së me të cilin biseduam për krizën energjetike. Shpresojmë se BFI me apelin për kursim të energjisë do të ndihmoj në sfidën me krizën energjetike. Qëllimi është që të kursejmë sa më shumë energjinë elektrike, të gjithë të kursejnë jo vetëm në energjinë elektrike por ne buxhetin e tyre familjar. Ky bashkëpunim edhe në të ardhmen do të zhvillohet he do të thellohet”, tha Bekteshi. /Alsat.mk