Behar Feta me paraqitjet e bëra edicionin e kaluar me fanellën e Voska Sport, ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave nga Liga e Parë.
Siç mëson “infOSport.mk”, për shërbimet e shkupjanit tashmë një kohë të gjatë po interesohet Sileksi, ndërsa së fundmi në skenë kanë dalë edhe Bregallnica dhe Struga Trim Lum.
Mbetet të shihet se cila prej këtyre tre skuadrave do të fitoj garën për këtë futbollistë, i cili është ende në kontratë me Voska Sport.
Skuadra që e dëshiron mesfushorin e talentuar shqiptarë, i cili së fundmi është ftuar edhe te përfaqësuesja U21 e Maqedonisë, duhet të futet në bisedime edhe me drejtuesit e Voska Sport, për të blerë kartonin e tij, e më pas të plotësojnë kërkesat e vetë futbollistit, nga i cili do të përfitonin në një të ardhme të afërt me shitjen e tij, duke pasur parasysh cilësitë që posedon Behar Feta.