Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa feston ditëlindjen ditën e djeshme. Artistja mjaft e suksesshme mbushi 27 vjeç.
Dhuratën më të bukur në këtë 27 vjetor Dua e mori nga fansat e saj.
Disa prej fansate të këngëtares kanë mbledhur mbi 1 mijë dollarë për një kauzë shumë të dashur për Duan. Paratë e grumbulluara kanë shkuar në ndihmë të kafshëve për dy organizata në Prishtinë dhe Tiranë.
“E dashur Dua! Së pari, gëzuar ditëlindjen. Të urojmë lumturi në këtë ditë të veçantë. Meqë mbushe 27 vjeç ne duam të të bëjmë një dhuratë të vogël. Si grup fansash kemi mbledhur 1,164 dollarë dhe kemi bërë një dhurim në emrin tënd për strehimoren e qenve të Prishtinës si dhe “Animal Rescue Albania”.
Jemi krenarë për ty dhe ky është vetëm një gjest i vogël për të treguar dashurinë tonë. Gëzuar ditëlindjen, të duam shumë,”- kanë shkruar fansat e Dua Lipës në postimin e tyre në Instagram.
Pas suksesit edhe këtë vit të “Sunny Hill Festival” në Kosovë, Dua Lipa mori ca ditë për veten e saj dhe nuk është larguar nga origjina.