Çdo vit e më shumë arritjet e dukshme të organizimit madhështor po lënë gjurmë në historinë e traditën e organizimeve të festivaleve ndërkombëtare e kjo gjë motivon që të mos ndalemi, por të vazhdojme me synimet tona. Kështu kanë deklaruar nga udhëheqësia e festivalit Folk Fest nga Shkupi.
“Festivali Folk Fest këtë vit ishte nikoqir i shumë shteteve të ndryshme si Meksika, Kili, Azerbejgjani, Bulgaria, Rumania, Latvia, Ukraina, Bosnia dhe Herzegovina, Kosova dhe jemi jashtëzakonisht të lumtur që të gjithë këto shtete pjesëmarrëse u përshëndetën të kënaqur.
Jemi falenderues ndaj të gjithë atyre artdashësve të cilët ishin rreth nesh dhe na e begatuan evenimentin tonë.”
Folk Festi është festival i cili premton për avancimin dhe përforcimin e kulturës e turizmit në vendin tonë, andaj shpresojmë që synimet tona të këtij lloji të na realizohen dhe të shënojmë një histori me vete që do të jetë shembull për gjenerata me rradhë.