festimi i pashkeve behet thirrje per paqe e pajtim ne bote 68041f685acf5

​Festimi i Pashkëve, bëhet thirrje për paqe e pajtim në botë

April 20, 2025
min lexim

Ipeshkvi i Dioqezës Prishtinë-Prizren Dodë Gjergji ka përçuar mesazhin e paqes dhe harmonisë ndërmjet njerëzve në mbarë botën, në meshën qendrore të mbajtur sonte në Katedralen “Shën Tereza”, me rastin e festës së Pashkëve.

Duke ftuar besimtarët katolikë që këtë festë të madhe ta kremtojnë me lutje për paqe dhe zemrat e mbushura me shpresë dhe gëzim, ipeshkvi Dodë Gjergji bëri thirrje për paqe e pajtim në mbarë botën si një qëllim i përbashkët për të mirën e njerëzimit.

Dodë Gjergji: Jemi të ftuar të ruajmë qetësinë e shpirtit

“Edhe pse kjo Pashkë na gjen në një botë të përgjakur, në një Evropë të përçarë dhe në një Kosovë që rënkon nën barrën e papërgjegjësisë politike, pasigurisë për të ardhmen dhe ndarjeve të panevojshme, jemi të ftuar të ruajmë qetësinë e shpirtit, shkëlqimin e shpresës dhe ngushëllimin e fesë, sepse ne që kemi besuar në Krishtin e Ngjallur, jemi të thirrur të bëhemi forca që i qëndron kohës dhe sado e vështirë të jetë ajo”, tha Dodë Gjergji.

Ipeshkvi Dodë Gjergji ka thënë se Pashkët nuk janë thjesht një datë kalendarike apo një zakon që përsëritet çdo vit, por një ngjarje e gjallë në jetët tona.

Dodë Gjergji: Pajtimi ndërmjet nesh me të tjerët të bëhen qëllimi ynë

“Kjo nuk do të thotë të heshtim përballë së keqes, por ta përballojmë atë me dashuri, ta sfidojmë me forcën e së vërtetës, dhe çështjen tonë si edhe kohën tonë t’ia besojmë Zotit, sepse kështu i ka hije bijve të Dritës, të rilindur përmes Pagëzimit. Lus Zotin që kjo Pashkë të bëhet për të gjithë një fillim i ri, ku paqja dhe pajtimi ndërmjet nesh, me të tjerët dhe në mbarë botën, të bëhen qëllimi ynë i përbashkët”, ka thënë ai.

Pashkët janë një moment gëzimi dhe shprese, që kujton jetën, rilindjen dhe dashurinë hyjnore. Data e Pashkëve ndryshon çdo vit, pasi llogaritet sipas një formule që lidhet me ekuinoksin e pranverës dhe hënën e plotë, duke u festuar të dielën e parë pas hënës së plotë që vjen pas 21 marsit.

Nesër, në Ditën e Pashkëve, në orën 11:00 mbahet mesha për besimtarët katolikë në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, ndërsa në orën 19:00 ipeshkvi Dodë Gjergji organizon pritjen solemne në Qendrën “BogdaniPolis”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

roveri perseverance gjen gure te panjohur ne planetin e kuq 68041cd33ad90
Story i mëparshëm

Roveri Perseverance gjen gurë të panjohur në Planetin e Kuq

ky eshte parashikimi i motit per neser dhe javen e ardhshme 6804201b57925
Story i radhës

Ky është parashikimi i motit për nesër dhe javën e ardhshme

Të fundit nga

ShkoLartë