Festim Halili, drejtor i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik ka takuar sot kryetarin e komunës së Haraçinës Ridvan Ibraimin.
Temë diskutimi në këtë takim ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
Postimi i plotë:
✔️#DFIZHT Festim Halili realizoi takim pune me kryetarin e Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi ku temë e bisedës ka qenë forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
↗️Fokusi i takimit ishte përmirësimi i qasjes në mbështetje financiare për inovacion dhe zhvillim teknologjik, promovim dhe inkurajim të aktivitetit inovativ në Maqedoninë e Veriut.