Sot ka festë në shtëpinë e Behgjet Pacollit.
Kryetari i AKR-së ka njoftuar se djali i tij, Isa, mbushi 18 vjet.
Përmes një fotografie të postuar në Facebook, Pacolli zgjodhi fjalët më të mira për ta uruar djalin e tij.
“Sot djali im Isa mbush 18 vjet. Ne, familja i urojmë Isës të gjitha të mirat e botës.
Urojmë që të jetojë gjatë dhe i lumtur me të dashurit e tij. Gjithmonë i urtë, i qetë, miqësor me çdo kënd dhe ajo që është më e rëndësishme, i sinqertë dhe zemërgjerë”, shkroi Pacolli.
Burimi: botasot.info