Festë në Gjakovë, Kuqezinjtë mundin ‘Minatorët’

October 23, 2022
1 minut lexim

Në një atmosferë të jashtëzakonshme në Gjakovë, Vëllaznimi ka mundur Trepçën me shifrat 75:72 (15:21, 22:16, 15:17, 23:18), në xhiron e shtatë të Prince Caffe Superligës.

Takimi ishte jashtëzakonisht interesant dhe dramatik deri në fund, ku hero ishte Burim Zekiqi, ndërsa pikët vendimtare i realizoi Anthony Adger.

Shtatë minutat e parë të ndeshjes ishin të barabartë, por më pas mysafirët shkëputen në 13:21, që ishte epërsia më e lartë deri në ato momente, ndërsa çereku i parë përfundon me shifrat 15:21.

Kuqezinjtë rikthehen shpejt në periodën e dytë, ku arritën të barazojnë rezultatin dhe më pas zhvillohet lojë e barabartë dhe kjo dëshmohet edhe se, pesë herë rezultati u barazua, ndërsa hera e fundit ishte 37:37, sa përfundoi pjesa e parë.

Periudha e tretë ishte shumë interesante, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, por pa arritur të shkëputen dhe rezultati pas 30 minutash ishte 52:54. Me një seri prej 0:9, ‘Xehetarët’ u shkëputën në 52:63, por vendasit nuk dorëzohen dhe sërish ngushtuan shifrat në 66:68, dy minuta nga fundi, e më pas kalojnë në epërsi 72:69, me tri treshe fantastike nga i jashtëzakonshmi Burim Zekiqi, i cili shënoi nga rreth tetë metra, duke u bërë hero për vendasit.

Dramë u zhvillua deri në fund, ku Kendrick Brown barazoi shifrat në 72:72, ndërsa në frymën e fundit shënoi treshe Anthony Adger për rezultatin përfundimtar 75:72 dhe festa pushoi “Shani Nushin” në Gjakovë.

Burim Zekiqi ishte më i miri te Vëllaznimi me 19 pikë, ndërsa u ndihmua nga Damonte Dodd me 15 pikë e 15 kërcime, ndërsa te Trepça më të mirët ishin Drilon Hajrizi me 17 pikë dhe Erjon Kastrati me 14 pikë.

Vëllaznimi ka tri fitore e katër humbje, kurse Trepça katër fitore e tri humbje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Fillon pyllëzimi i vjeshtës në Pyllin e Ri të Sofjes

Story i radhës

Kosova e Dusseldorfit e shkel edhe DJK Sparta Bilk, ngritet në pozitën e tretë

Të fundit nga

Barcelona i jep ultimatum de Jong-ut

Zhgënjimi te Barcelona në lidhje me Frenkie de Jong është aktualisht mjaft i lartë. Kjo kryesisht për faktin se mesfushori në fakt shumë i talentuar nuk i arrin kufijtë e performancës, megjithëse
ShkoLartë