​Festë e madhe nesër në Suharekë, mbi 25 grupe nga bota në Karnavalin Golden Eagle

min lexim

Kryetari i Komunës se Suharekës, Bali Muharremaj dhe drejtori i Kompanisë Golden Eagle, Shaqir Palushi kanë ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që nesër t’i bashkohen festës në Suharekë. Aty do të mbahet Karnavali tashmë tradicional Golden Eagle. 

Kryetari Muharremaj në një konferencë për media, tha se në këtë karneval ka ftuar kryetarët e komunave dhe të gjitha shërbimet e komunës janë në dispozicion të karnevalit.

Muharremaj: Ejani nesër në Suharekë, është një festë e madhe

“Është nesër një festë e madhe, është karnevali që është bërë një traditë e komunës së Suharekës. Është dashur të jetë viti i pestë por për shkak të pandemisë, dy vite nuk kemi pas mundësi ta mbajmë, ky është viti i tretë. Unë e shpreh rastin ta falënderojë kompaninë për organizimin e këtij karnevali, mirëpo kam dëshirë t’i falënderojë edhe të gjithë donatorët dhe bizneset e Suharekës që më të vërtet janë duke e dhënë një pamje çdo ditë e më shumë Komunës së Suharekës, për arsye se kemi pas shumë festa por festa do të vazhdojnë edhe më tutje, kështu që nesër ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe komunës së Suharekës, le t’i marrin familjet dhe le të vinë në qytetin e luleve, në qytetin e kampionëve“, tha ai.

Kurse, drejtori i Kompanisë Golden Eagle, Shaqir Palushi dha detaje për edicionin e tretë të karnavalit.

Palushi: Ky karneval presim të jetë masovik

“Presim për dallim nga dy edicionet e para të jetë shumë më masovik për shkak se do të jenë të pranishëm më tepër se 25 grupe, duke filluar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia, Italia, Anglia, Spanja dhe Brazili, dhe shumica e këtyre grupeve artistike janë për herë të parë në Kosovë, ndoshta edhe në rajon. Po ashtu, do të ketë edhe një koncert. Në fakt krejt programi do të jetë nga ora 18:00 dhe pritet të zgjatë deri pas mesnatës dhe është i ndarë në tri pjesë. Pjesa e parë është parakalimi, i cili fillon nga objekti i komunës dhe vazhdon deri te sheshi “Fadil Vata”, pjesa e dytë është paraqitje e grupeve artistike në skenën e qytetit, përkatësisht në shesh dhe pjesa e tretë koncerti në të cilin do të performojnë Getuar Selimi, Dhurata Dora dhe Melinda “, ka thënë Palushi.

Ai njoftoi se këtë vit kanë aplikuar edhe në Federatën e Unionit të Karnevaleve Evropiane nga të cilët kanë marrë një ndihmë dhe presin që nga viti i tjetër të jenë edhe më të organizuar dhe prezencë të grupeve tjera për shkak të bashkëpunimit me Federatën e Unionit të Karnevaleve Evropiane.

Sipas tij, karnevali në Suharekë, do të sjellë përfitime edhe për bizneset e kësaj komune, pasi shumica e grupeve përbëhen nga rreth 400 anëtarë të cilët do të akomodohen në hotelet e Suharekës dhe Prizrenit, derisa i ka ftuar të gjithë qytetarët që gjatë vikendit të jenë pjesë e argëtimit në këtë komunë. 

Palushi: Karnevali mbetet në Suharekë dhe as që mund të mendohet për një zhvendosje

“Duke marrë parasysh se shumica e grupeve janë grupe të njohura artistike të cilat nuk kanë përformuar asnjëherë jo vetëm në Kosovë por ndoshta edhe në rajon, unë pres që argëtimi të jetë shumë më në nivel se sa që ka qenë dhe e vetmja humbje që mund t’i ndodh qytetarëve është mos ardhja këtu….edhe pse në fillim kam qenë në dilemë nëse duhet ta organizojmë në Prishtinë apo Suharekë, unë tanimë jam i përcaktuar që ky karneval të mbetet këtu, sepse gjithë kjo që është ofruar nga institucionet lokale as që mund të mendohet për një zhvendosje për më tepër qëllimi ynë është që Prishtinën dhe Kosovën ta sjellim në Suharekë “, tha ai.

Sipas Palushit, koncerti parashihet të zgjatë rreth tri orë, konkretisht nga ora 22:00 e deri në mesnatë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ferrari bëhet kompania e radhës që investon në makina elektrike

Story i radhës

Kryeministrja serbe mohon genocidin në Kosovë

Të fundit nga