feste e cmendur ne marok lojtaret priten si heronj nga tifozet 63a242d3f160f

Festë e çmendur në Marok, lojtarët priten si heronj nga tifozët

December 20, 2022
1 minut lexim

Maroku ishte surpriza e madhe e Kupës së Botës të Katarit, pasi arriti të sfidojë shanset dhe të arrijë në gjysmëfinale të kompeticionit për herë të parë në historinë e tij.

Kjo ishte hera e parë për një skuadër afrikane që arrinte kaq larg në këtë kompeticion dhe për marokenët ishte një festë e vërtetë.

Gjatë kthimit në kryeqytetin Rabat, mijëra njerëz ishin mbledhur në rrugë për të festuar me futbollistët këtë rrugë të pabesueshme dhe për t’u treguar atyre dashurinë për arritjen historike.

Lojtarët dhe trajneri festuan me tifozët që kishin dalë për të pritur.

Kujtojmë që Maroku u eliminua nga Franca në gjysmëfinalet e Katarit, ndërsa humbi për vendin e tretë përballë Kroacisë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

eshte vendi ku hodhi hapat e pare ne muzike marsela cibukaj vleresohet me cmimin e rendesishem nga shteti italian 63a242ce134d4
Story i mëparshëm

Është vendi ku hodhi hapat e parë në muzikë, Marsela Çibukaj vlerësohet me çmimin e rëndësishëm nga shteti italian

studimi i undp turizmi ne shqiperi u ringrit pas pandemise por ka nevoja per punonjes te kualifikuar 63a242d7cfbd7
Story i radhës

Studimi i UNDP: Turizmi në Shqipëri u ringrit pas pandemisë, por ka nevoja për punonjës të kualifikuar

Të fundit nga

Zelensky thotë se Putini po tallet me gjithë botën

“Vonesa njëjavore e Rusisë në përgatitjen e një propozimi për një zgjidhje paqeje është një tallje me të gjithë botën”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Vërejtjet vijnë pasi presidenti rus Vladimir Putin,
ShkoLartë