46 persona raportohet se vdiqën në Indi.
Atje festa u kthye në tragjedi, ku humbën jetën 37 fëmijë dhe shtatë gra.
Ata u mbytën teksa ishin duke notuar në lumenj dhe në liqene në veri të këtij vendi, pas organizimit të një feste hindu, shkruan BBC.
Gjithashtu edhe gjatë viteve të kaluar pas organizimit të këtyre festave janë raportuar ngjarje të tilla të rënda.
Sipas mediave lokale, lumenjtë dhe liqenet ku ishin organizuar këto festa ishin në nivel të lartë uji edhe për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme që kishin përfshirë vendin ditët e fundit.
Qeveria e shtetit njoftoi se do të dëmshpërblejë familjet e viktimave në shumën prej 400 mijë rupi apo mbi 4 mijë e 200 euro.
Burimi: botasot.info