festa e pashkeve zbrazi qytetet e vendit qytetaret ua mesyne vendeve fqinje 680673f936c0f

Festa e Pashkëve zbrazi qytetet e vendit, qytetarët ua mësynë vendeve fqinje

April 21, 2025
1 minut lexim

Shkup, 21 prill – Për shkak të fundjavës së zgjatur dhe festës së Pashkëve, qytetarët ia mësynë shteteve fqinje duke shkaktuar turma dhe radhë të gjata në kalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë në pasditen e së enjtes së kaluar.

Pika kufitare “Bogorodicë” me Greqinë, sipas të dhënave të Lidhjes Automoto të Maqedonisë, ishte më e frekuentuar këto ditë, ndërsa pritja për kalim shkonte mbi 40 minuta. Në vendkalimin kufitar Tabanoc koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi ishte deri në 30 minuta.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, edhe gjatë ditës se djeshme dhe sot në mëngjes, në piken kufitare Tabanoc, kemi fluks të shtuar të qytetarëve tonë për dalje nga vendi.
“Në vendkalimin kufitar Tabanovcë nga ora 10:00 e ditës së djeshme deri më sot në të njëjtën orë, në vend kanë hyrë 4203 shtetas të vendit ndërsa kanë dalë 6935. Sa i përket shtetasve të huaj, 3766 kanë hyrë në vendin tonë ndërsa 5984 kanë dalë nga vendi ynë”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Pos shtetasve tanë që kanë udhëtuar në vendet fqinje, në kalimin kufitar Bogorodicë, është shtuar edhe numri i shtetasve të huaj për hyrje në vend.

“Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, dje nga ora 10:00 deri më sot në të njëjtën orë, në vend kanë hyrë 2898 shtetas të vendit tonë ndërsa kanë dalë 1680. Sa i përket shtetasve të huaj, 5272 kanë hyrë në vendin tonë dhe 2181 kanë dalë nga vendi”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, apelojnë që qytetarët që të mos vozisin mbi shpejtësinë e lejuar, të mos ngasin makinë në gjendje të dehur dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit. Ndërsa shtojnë se janë vënë në funksion të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për të përshpejtuar fluksin e pasagjerëve në pikat kufitare.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

raporti per maqedonine e veriut ne parlamentin europian dorezohen 313 amendamente nga eurodeputetet 680673f5d0e70
Story i mëparshëm

Raporti për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Europian, dorëzohen 313 amendamente nga eurodeputetët

kardinali dom ernest simoni troshani reagon pas ndarjes nga jeta te papa franceskut 6806795695a95
Story i radhës

Kardinali dom Ernest Simoni-Troshani reagon pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut

Të fundit nga

Luftëtari i famshëm nokautohet keq

Luftëtari i famshëm Tyrone Spong është rikthyer në artet marciale pas një pauze trevjeçare.  39-vjeçari u nokautua keq nga ish-luftëtari i UFC-së, Sam Alvey, në raundin e dytë të eventit Karate Combat
ShkoLartë