festa e pashkeve ne tetove shenohet pak me ndryshe besimtaret thone se ky qytet ka ruajtur traditat e vjetra 68055adb23148

Festa e Pashkëve në Tetovë shënohet pak më ndryshe, besimtarët thonë se ky qytet ka ruajtur traditat e vjetra

April 20, 2025
1 minut lexim

Tetovë, 20 prill – Besimtarët ortodoksë sot kremtojnë Pashkët respektivisht Ringjalljen e Krishtit. Mëngjesi i sotëm ka filluar me rregullimin e tryezës së madhe me shumë ushqime e verë, e cila është kryekëput e rregulluar për mysafirë. Parapërgatitja filloi që të enjten, me ngjyrosjen e vezës së parë, thotë Milena Ilievska nga Tetova, e cila Ashton se në këtë qytet, dallon mënyra se si festohen Pashkët, sepse tradita ruhet më shumë se në vendet e tjera.

“Filloi me të enjten e madhe, ose ngjyrosjen e vezës së parë që e bëjnë zonjat në mëngjes në bark të uritur para lindjes së diellit, duke ngrënë ca bukë dhe sheqer, e më pastaj vendosin vezën e parë ta ngjyrosin. Ndërsa mbrëmë ishin në kishë për lutjet e mëdha. Ndërsa në orën 12, prifti uron e thotë, krishti u ringjall dhe e gjithë masa ia kthen po u ringjall!, dhe më pastaj erdhën të marrin bekimin e shenjtë, apo bukën dhe verën dhe pastaj vazhdon thyerja e vezëve, e cila paraqet fillimin e një jete të re”, tha Milena Ilievska, besimtare ortodokse.

Më e bukura e kësaj feste është dita e sotme, dita e diel. Sot çdo shtëpi e besimtarëve krishterë këtu në Tetovë ka mbushur tryezën me ushqime dhe ka hapur dyert për të pritur mysafirë.

“Në kohën kohët e vjetra ka pasur një rregull shumë të buukr, të parët shkonin tek njëri-tjetri kumbarët menjëherë pas vizitës në kisha. Dhe tek ne ka mbetur një rregull, ku gratë përgatisin tryezën, një tryezë të madhe e të begatë, ndërsa burrat shkojnë mysafirë e gratë presin. Dita tjetër, pra dita e nesërme iu takon grave, apo quhet edhe pashkët e grave, sepse ata vizitojnë shtëpitë e familjarëve, ndërsa burrat rrinë në shtëpi për të pritur mysafirët”, tha Milena Ilievska, besimtare ortodokse.

Ringjallja e Krishtit në mesnatë u shpall në të gjitha tempujt e Kishës Ortodokse Maqedonase, kurse gjatë ditës mbahen liturgji.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

arrestohet 29 vjecari nga shtipi pas arratisjes nga burgu i idrizoves 68055aa10e8cf
Story i mëparshëm

Arrestohet 29-vjeçari nga Shtipi pas arratisjes nga burgu i Idrizovës

publikimi i votes e ben ate te pavlefshme juristi apel per votuesit nga diaspora denoheni deri ne 3 vite burg 6805602913abb
Story i radhës

“Publikimi i votës e bën atë të pavlefshme”, juristi apel për votuesit nga diaspora: Dënoheni deri në 3 vite burg!

Të fundit nga

VLEN: Urime 9 Maji – Dita e Evropës!

VLEN: Urime 9 Maji – Dita e Evropës! Nëntë maji shënon Ditën e Evropës. Kjo datë e rëndësishme na përkujton një moment të veçantë kur u hodh hapi i parë drejt krijimit

Anis Mehmeti i zhgënjyer

Skuadra e Bristol Cityt mbrëmë ka pësuar humbje 0:3 ndaj Sheffield Unitedit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të playoffit të Championship. Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Anis Mehmeti luajti deri në minutën
ShkoLartë