Festa e Këngës Shqiptare, finalja më 27 gusht/ Gjergj Leka: Forca e këtij festivali është fjala dhe të rinjtë

min lexim

Kompozitori Gjergj Leka në rubrikën “Opinion” në News24 duke folur për festën e këngës shqiptare tha se ka bërë së bashku 3 gjenerata, nga mosha 11 deri në moshën 80 vjeç, sepse muzika nuk ka moshë.

Leka tha se forca e këtij festivali është fjala.

“Është kënaqësi që të dëgjosh një vajzë 15 vjeçare që të këndojë një këngë me tekst, poezitë të Lasgush Poradecit apo Ismail Kadaresë”, tha Leka.

Ai u shpreh se përgatitjet për festën e këngës shqiptare përgatitjet nisin në tetor dhe përfundon në fund të gushtit.

“Nata finale do të jetë në 27 gusht. Bëhet një punë kolosale, jemi vetëm 6 vetë që merremi me këtë festival. Kam fatin që janë edhe 3 të huaj”, tha Leka, duke shtuar se forca e këtij festivali janë të rinjtë.

Sipas Lekës, festa e këngës shqiptare ka muzikë dhe tekste cilësore.

Kompozitori tha se ndoshta ka mangësitë që ka kënga shqiptare apo nga mangësitë që ka muzika shqiptare, shumë nga të rinjtë po mbështesin dhe angazhohen me festën e këngës shqiptare. Dhe në këtë kuadër ai tha se forca e festës së këngës shqiptare janë pikërisht të rinjtë.

Leka u shpreh se në datën 26 gusht, pra një ditë para finales, do të organizohen prova me praninë e publikut, një shfaqje falas. Leka tha se institucioni e ka mbështetur vazhdimisht është Bashkia e Tiranës.

“Vetë kryebashkiaku Erion Veliaj më ka thënë: Gjergj ke nevojë për gjë se po bën një festival. Unë si natyrë jam mosbesues, por kjo ka ndodhur”, tha Leka.

Në vijim ai tha se nga ky festival fiton mirënjohjen e të rinjve, dashurinë e prindërve të tyre, por edhe vlerësimin e kolegëve.

Story i mëparshëm

Stano flet përsëri për hapjen e Urës së Ibrit, ja çka thotë

Story i radhës

Llapi – Brondby, formacionet zyrtare

Të fundit nga