Atmosferë festive me flamuj kuq e zi … Në radhë të parë, fëmijë të veshur me ngjyra të flamurit.
Kalimtarë të rastit, përjetësimi i çastit përmes fotografive … Kështu ishte atmosfera në Sheshin Skënderbeu në Shkup.
Por, dekorimi i Shkupit lë shumë për të dëshiruar…
Sot në festat e nëntorit kryeqytetin e gjetëm të padekoruar, konkretisht në ditën e flamurit asnjë nga shqiponjat kuq e zi nuk valvitën nëpër kryeqytet.
Festa është kremtuar nga Kumanova e deri në Strugë….Kalorës me flamuj kombëtar nëpër rrugët e Tetovës…
Pamje magjepse mbërrijnë nga Struga…Kalorës nëpër rrugët e qytetit, por flamuri kuq e zi “notoi” edhe në Lumin Drin…
Qendra e Gostivarit frymonte Kuq e Zi…
Qytetarët, shkollat, shoqatat me vetiniciativë kanë shënuar këtë ditë të shënuar të shqiptarëve. Janë mbajtur manifestime, recitale, pjesë teatrore, gjithë këto skena të dekoruar me ngjyrat e flamurit.
Nuk kanë munguar as edhe urimet e politikanëve. Rrjetet sociale janë stërmbushur me urime për 28 nëntorin … Shqiptarët si kurdoherë në këtë ditë reflektojnë unitet.
Madje edhe Burj Khalifa në Dubai shkëlqeu me ngjyrat kuq e zi…
Në këtë sfond përmendin edhe vendosjen e flamurit kombëtar në objektin e Komunës së Preshevës….
Gjithë këtë laramani kuq e zi e përmbyllim me urimet vajzave që po bëjnë namin në botë – Dua Lipës e Rita Orës…
Dua duke uruar me tekstin e himnin kombëtar kurse Rita me koncertin e veshur me ngjyrat e flamurit. /tvklan.mk
Burimi: TV KLAN