Pas ngjarjeve tragjike që goditën Tetovën, siç ishin vërshimet, termetet dhe zjarret, festa e së shtunës mbrëma e BDI hoqi atmosferën e zymtë që mbizotëronte në këtë qytet.
Fëmijë të gëzuar, familje të lumtura u panë mbrëmë në sheshin Iliria në Tetovë. Ishim me mijëra tetovarë dhe jo vetëm, që mbushën sheshin e Tetovës.
Nën tingujt e muzikës moderne shqipe, për gati tre orë tetovarët dolën nga rrethi i tragjedive që shoqëruan përditshmërinë e tyre ditëve të fundit.
Ideja që duhet anuluar koncerti në Tetovë, shkaku i tragjedive, duket që ishte ide e brishtë nga fakti që mbizotërimi i atmosferës së zymtë nuk kontribuan në tejkalimin e momenteve famëkeqe, dhe aq më pak në vazhdimin e jetës .
Fundja, shkenca thotë që: Ndikimi pozitiv ose aspektet pozitive të përvojës njerëzore, e bën jetën të vlefshme për t’u jetuar. E njejta ërqendrohet në mirëqenien individuale dhe shoqërore. Ndikimi pozitiv paraqitet si nga nga aktorët që kontribuojnë më shumë në një jetë të jetuar mirë dhe përmbushëse.
Sipas Aisa Kokiçi, energjia pozitive ndihmon në kalimin më të lehtë të traumave.
“Ta shikosh jetën me sy pozitiv nuk do të thotë të mos shohësh pakënaqësitë. Të shohësh gjërat negative është një masë mbrojtëse. Shumë situata të hidhura dhe të vështira mund të kalohen. Njeriu duhet të jetë i përgatitur para situatave jo të këndshme dhe të hidhura me të cilat mund të përballet, kështu është jeta. Por fokusimi tek hidhërimi dhe pesimizmi pakësojnë energjinë pozitive dhe dëshirën për të jetuar. Ai që përpiqet të nxjerrë në pah energjinë pozitive duke shpëtuar nga mendimet pesimiste, e shikon jetën me sy të qetë, fokusohet mbi gjërat e bukura dhe përpiqet për t’i arritur, zotëron një sistem imunitar më të fortë e rezistent”, jep sqarim Kokoçi.
Burimi: Flaka