Ferrari prezanton modelin e ri

February 17, 2022
1 minut lexim

Sezoni i ri i Formula 1 është pak ditë larg, teksa më datë 18 mars asfalti do të nxehet sërish duke nisur nga Çmimi i Madh i Bahreinit. Ndërkohë, siç është edhe traditë, para sezonit skuderitë nisin edhe të prezantojnë me ndryshimet në makinat përkatëse.

Së fundmi, Ferrari që këtë sezon do të pretendojë të jetë një mes kandidatëve për triumfin final me pilotët Leclerc dhe Sainz, ka prezantuar modelin e ri të “kokëkuqjes” e cila është pagëzuar me emrin F1-75.

E gjitha lidhet me datëlindjen e 75-të të skuderisë italiane, pasi në këtë sezon do të festohet dita e parë kur një produkt Ferrari ka dalë nga garazhdi për t’u ekzpozuar në treg.

Sakaq, drejtori i Ferrarit, Mattia Binotto është shprehur besimplotë për konceptin e ri, ndërsa shton se makina ka në përbërje inovoacionet të shumta.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

I dashuri i Adriana Matoshit uron Kosovën për 14-të vjetorin e Pavarësisë

Story i radhës

KSI bën publike protokollet për kurim nga KOVID-19, skriningu i nxënësve do të bëhet në shkolla

Të fundit nga

ShkoLartë