Barcelona do të përballet me Eintracht Frankfurt në çerekfinalen e parë të Evropa Ligës këtë të enjte.
Ferran Torres ishte në stadiumin e Frankfurtit për t’u përballur me pyetje jo vetëm për shortin, por edhe për të ardhmen e bashkëlojtarëve të tij.
Reprezentuesi spanjoll u pyet për rinovimin e mundshëm të kontratës së shokut të tij të skuadrës në sulm, Ousmane Dembele.
Ai tha se nëse do të ishte nevoja, do ta kidnaponte Dembelen për të qëndruar në Barcelonë.
“Unë do ta rrëmbeja atë për ta mbajtur në Barcelonë. Është një klub i mirë. Është një nga më të mirët në botë. Por ka gjëra që nuk janë punë jonë. Është vendimi i tij. Në çdo gjë që ai vendos, i uroj më të mirat”, u shpreh Torres.