Ekipi nga Drenasi ka triumfuar në finalen e madhe të grupmoshës nën 14-vjeç, meshkujt, të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
“Nikli”, i drejtuar nga trajneri Elmi Zymeri, në finale mposhti ekipin e drejtuar nga trajneri Zymer Telaku, Malishevën, me rezultat 2-0 (25-18, 25-16) në sete.
Ishte një paraqitje e fortë nga të dy ekipet, me Feronikelin që eventualisht triumfoi, duke siguruar titullin. derisa ky kampionat ishte platformë perfekte për zhvillimin dhe spikatjen e talentëve të rinj, mbi të cilët varen shpresat e volejbollit kosovar për të ardhmen.
Medaljet për ekipet i ndanë presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Valon Nikqi.
Ishte Komesari i Garave, Ardian Ibraj, ai që ndau trofeun për ekipin fitues.
Federata e Volejbollit të Kosovës uron Feronikelin për suksesin e arritur dhe përgëzon Malishevën për paraqitjen e treguar.