Feronikeli 74 fiton pa problem ndaj Istogut

March 10, 2023
1 minut lexim

Feronikeli 74 është rikthyer te fitoret në Grupin A të Ligës së Parë të Kosovës.

‘Industrialistët’ kanë mposhtur Istogun para adhuruesve të vet me rezultat 3-1.

Pjesa e dytë nisi fuqishëm për vendasit që realizuan dy gola të shpejtë brenda tre minutave.

Muhamed Hyseni fillimisht realizoi për 1-0 në të 46-tën dhe pas tre minutave Selimi shënoi për ta dyfishuar epërsinë.

Krejt në fund të ndeshjes u shënuan edhe dy gola të tjerë ku Ulluri ngriti epërsinë për 3-0 derisa Jahaj shënoi golin e nderit për mysafirët për rezultatin përfundimtar 3-1.

Me këtë fitore Feronikeli ndodhet në pozitën e parë me 37 pikë, shtatë më shumë se Liria që ka një ndeshje më pak të zhvilluar..

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Do kaloni dy ditë të mrekullushme!” Shenjat me më shumë fat këtë fundjavë

Story i radhës

A ju dobëson vërtetë uji me limon?

Të fundit nga

​Një superderbi sot në Superligë

Xhiro e 14-të në Superligën e Kosovës në futboll do të përmbyllet sot me një ndeshje që pritet të jetë jashtëzakonisht interesante. Në Gjilan do të zhvillohet derbi ndërmdjet Dritës dhe Llapit.
ShkoLartë