Fero paralajmëron këngën e re pas rikthimit në “On Records”

1 minut lexim

Reperi i njohur, Fero javë më parë ka konfirmuar se është rikthyer në kompaninë muzikore “On Records”, nga ku ishte larguar në gushtë të vitit 2019.

Menjëherë pas ribashkimit me ‘labelin’ e njohur, reperi nga Gjilani tashmë ka filluar punën për projekte të reja muzikore.

Në një postim të radhës në llogarinë e tij në Instagram, Fero ka posutar një pjesë të shkurtër të këngës së re, duke mos dhënë shumë detaje.

“A jeni more gati? A e dini se tash tekstet e mia dalin me beat të Zzap dhe Chris”, ka shkruar Fero sipër videos ku shihet në makinë.

Ndërkohë, e njëjta video është publikuar edhe nga të dy producentët, Zzap dhe Chris me mbishkrimin së shpejti.

Kujtojmë që projekti i fundit i Feros është “Gjiro” që u lansua në muajin shkurt dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 500 mijë klikime në kanalin e YouTube.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SHBA u bën thirrje aleatëve që të lëvizin “qiellin dhe tokën” për të dërguar më shumë armë

Story i radhës

Guardiola tregohet skeptik: Nëse luajmë si siç bëmë në pjesën e dytë, nuk do të fitojmë në Madrid

Të fundit nga