Fermeri në Angli rrezikoi duke krijuar ‘një llogore’ për të ndaluar zjarrin e madh të shkonte drejt shtëpive

July 24, 2022
1 minut lexim

Ky është momenti i jashtëzakonshëm kur një fermer i guximshëm në Kent të Anglisë vazhdoi të punojë për të provuar të ngadalësojë një zjarr të egër që përhapet në një fushë.

Sipas mediave britanike, zjarrfikësit u thirrën në vendngjarje për të shuar një zjarr të madh që shpërtheu në një fushë në Lenham Heath, midis Maidstone dhe Ashford, në Kent pak para orës 15:15 të së shtunës.

Zjarri u përhap në pothuajse 8 hektarë tokë dhe mund të shihej nga një radhë e madhe shoferësh në një autostradë afër.

Megjithatë, fermeri hero Bill Alexander “hyri me shpejtësi” dhe përdori traktorin e tij “për të prerë të korrat” rreth zjarrit për të ndihmuar në ngadalësimin e tij pasi era e ktheu zjarrin drejt një shtëpie.

Pamjet treguan traktorin e gjelbër vetëm disa metra larg zjarrit të madh, teksa Alexander e drejtonte pa frikë automjetin rreth tymit dhe flakëve të larta.

Andy Barr, i cili zotëron fermën Kent, lavdëroi ‘fqinjin e tij të mirë’ për veprimet e tij ‘prej heroi’ dhe postoi në Twitter pamjet.

Zjarri është vënë nën kontroll dhe është shuar ndërsa zjarrfikësit shoqëruan personat që ndodheshin në afërsi drejt një zone të sigurt.

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fituesja e çmimit Oskar shfaqet duke ngrënë milingona, shokohen fansat

Story i radhës

Pse kaq shumë “frikë” nga Berisha?!

Të fundit nga

ShkoLartë