Fermeri i mandarinave “vuan” për fuqi punëtore dhe treg shitjeje

min lexim

Xhensil Tushi ishte 25 vjeç ku morri përsipër të kultivonte mandarina. Bleu pemët e para dhe me kalimin e kohës i shtoi.

“E nisa në vitin 2020 si punë, shihja fshatarët e mi. Bleva 250 pemë dhe nisa më pas tij shtoja. Mora një parcelë tjetër dhe i bëra 750 pemë. Këtë vit mbolla dhe 150 të tjera.

”Tani që është sezonin i vjeljes i kanë nisur problemet. I riu nga Konispoli po has vështirësi për punëtorë, por dhe për shitjen e mandarinave.

“Vitet e para filloi të ecte mirë tregtia, s’kishte shumë pengesa dhe kishte kërkesa. Tani po vështirësohet, se tregëtarët po luajnë shumë me çmimet. Me kaq pemë sa kam, punët e vitit i bëj vetë, vetëm për vjelje më duhen punëtorë. Largimi i punëtorëve drejt vendeve të BE-së është ndjerë shumë në pjesën e vjeljes së mandarinës.”

Shpenzimet këtë vit i janë rritur.

“1 kuintal dap është 120 mijë lekë, spërkatja për një ton ujë shkon ilaç 90 mije lekë dhe traktori që spërkat paguhet. Aplikuam për subvencione nga fundi, por nuk na doli.  E marrim naftën me të njëjtin çmim me atë, që ka makinë luksi.”

27-vjeçari thotë se grumbulluesit kanë caktuar një çmim fillestar, 50 lekë për një kilogram mandarina. Ai dhe dhjetëra fermerë të tjerë të zonën kanë mbiprodhim. Xhensili ka merak se çmimi mund të ulet dhe nëse i tregton më lirë nuk do fitojë asgjë.

“Po të qëndrojnë tek 500 lekë që e marrin sot, ngelemi të kënaqur. Po ra më poshtë do sforcohemi për të pasur të ardhur për të jetuar.”

Ky i ri dhe shumë të tjerë që nuk kanë braktisur vendin kanë nevojë për mbështetje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Partizani fiton derbin me Studentin, udhëheq i vetëm kampionatin

Story i radhës

Parkimi vend e pa vend shkakton kokëçarje për zjarrfikësit në Tetovë

Të fundit nga