Fermerët kërkojnë përshpejtimin e pagesave të subvencioneve për qumësht

min lexim

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës (SHPQK), ditëve të fundit ka pranuar një numër të madh ankesash nga fermerët për shkak të vonesave në pagesat e subvencioneve nga ana e ministrisë së bujqësisë!.

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, i është drejtuar me kërkesë, institucioneve vendimmarrëse për të përshpejtuar ekzekutimin e pagesave të subvencioneve tek fermerët.

“I nderuar ministër, siç jeni edhe ju në dijeni, këto subvencione janë një bazë e rëndësishme për sigurimin e qëndrueshmërisë financiare të fermerëve të cilët përballen me shpenzime të mëdha për prodhimin bujqësor dhe blegtoral dhe janë mjete të domosdoshme për të garantuar që fermerët të mund të vazhdojnë aktivitetet e tyre pa ndërprerje dhe në kohë!. 

Vonesat që janë duke ndodhur, janë duke i vendosur fermerët në situata të pafavorshme, ku shumë prej tyre po përballen me vështirësi, mungesë mjetesh financiare, borxhe  dhe pa mundësi për të blerë me kohë inputet e nevojshme për mbjellje vjeshtore për të mbuluar shpenzimet e inputeve, si: farërat, plehrat, karburantin dhe shpenzimet tjera të cilat janë rritur ndjeshëm për shkak të inflacionit të lartë.

Prandaj, vonesa në pagesë të subvencioneve po ndikon direkt në  planifikimin e tyre sezonal dhe si rrjedhojë do të ndikojë negativisht në prodhimin final bujqësor. Prandaj,  ju bëjmë thirrje që të merrni masa të menjëhershme në përshpejtimin e pagesave të subvencioneve, duke siguruar që fermerët të marrin mbështetjen e nevojshme në kohë dhe të kenë mundësinë të përballojnë detyrimet e tyre financiare.

Ju falënderojmë për vëmendjen dhe mbesim me shpresë se kërkesa jonë dhe pagesa e subvencioneve të realizohet sa më parë”, thuhet në komunikatë.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Fillon sezoni i ngrohjes në Shkup, në sistem janë të kyçur 63.000 konsumatorë

Story i radhës

OKB: Më shumë se 400.000 fëmijë janë zhvendosur si pasojë e luftimeve në Liban

Të fundit nga