fermeret e rahovecit kane nxjerre ne treg prodhimin e ri te trangullit 681fb36c25462

Fermerët e Rahovecit kanë nxjerrë në treg prodhimin e ri të trangullit

May 10, 2025
min lexim

Fermerët e komunës së Rahovecit kanë dalë në treg me trangujt, ndërsa e konsiderojnë një fillim të mbarë verën e këtij viti. Pikat grumbulluese dhe eksporti i perimeve janë tregu kryesor për këta fermerë.

Sipas pikës grumbulluese, këtë vit janë kontraktuar 170 fermerë, kultivues të trangujve dhe specave.

Prodhimi vendor në komunën e Rahovecit ka filluar tani të jetë i gatshëm për konsumatorët.

Fermeri Kujtim Hoti është njëri ndër të parët që ka filluar vjeljen e trangullit.

“Ne i kemi mbjellë këto dikund me 27 mars, brenda 28 ditëve i kemi gati, sivjet ka qenë një verë më e mirë, më e nxehtë dhe kemi dalë në prodhim më herët. Si fillim ishte ftoftë, kishim frikë nga ngricat, por deshti zoti na shpëtuan dhe është një prodhim mjaft i mirë”, tha për RTK, Hoti.

Tregu për fermerët që dalin herët me prodhim nuk është problem, megjithëkëtë sfidë ngelet sigurimi i pagave për 12 muaj, për punëtorët e kontraktuar në këtë sektor.

“Ne kemi kontratë edhe me pikat grumbulluese, sivjet është një fat se e kemi bërë edhe klasifikuesen tonë, e kemi marrë nga USAID-i donacion. Ne merremi edhe me përpunim edhe me kultivim, kjo po na mundëson që me pas punëtorë në sezonë më të gjatë, sfidë e fermerëve mbetet sigurimi i pagave 12 muaj për këta punëtorë“, tha Hoti.

Komuna ka arritur që këtyre fermerëve t`u vijë në ndihmë duke lidhur disa marrëveshje për tregun. Aktualisht janë 170 kontrata me fermerë, të realizuara për eksport.

“Ne vetëm e kemi një marrëveshje me qendrën grumbulluese e cila e ka për qëllim me marrë prodhimin e gatshëm, por njëkohësisht të gjitha imputet bujqësore i kemi mbuluar ne komuna 80% dhe 20 % qendra grumbulluese”, tha Berat Duraku, drejtor i Bujqësisë në Rahovec.

“490 mijë euro ka planifikuar Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec për subvencione, ndërsa pjesa tjetër është ndarë për infrastrukturë, rrugë fushore dhe kanale kulluese, që kap një shifër të madhe për buxhetin e komunës“, thotë Duraku.

Sipas Drejtorisë Komunale të Bujqësisë, janë rreth 3100 fermerë që janë në fazën përfundimtare të aplikimit për subvencione të drejtpërdrejta për këtë vit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

shperthime ne pjesen indiane te kashmirit cfare ndodhi me armepushimin 681fb2bcdeb22
Story i mëparshëm

​Shpërthime në pjesën indiane të Kashmirit, çfarë ndodhi me armëpushimin?

ben affleck flet per here te pare pas ndarjes nga jennifer lopez i dua ende grate latine 681fb49dcf378
Story i radhës

Ben Affleck flet për herë të parë pas ndarjes nga Jennifer Lopez: I dua ende gratë latine

Të fundit nga

Moti për sot: Me diell e vranësira

Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa orëve të pasditës pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht të përqëndruara në zonën veriore. Era do të fryjë nga
ShkoLartë