Sipërfaqet e të mbjellave me bimë aromatike mjekësorë prej tre dekadash, në zonën e Malësisë së Madhe ka ardhur në rritje. Agim Ibra, thotë se kjo është ideale për sherebelën dhe lavandulën ngjyrë vjollcë.
“Fillimisht e kemi nis si provë eksperimentale, e nisëm më parcela të vogla duke filluar nga 1 ha, 2 ha, pastaj kur kemi pa rezultat e punës vendosa të rris sipërfaqen. Aktualisht sot kam rreth 30 ha sherebelë, 15 ha lavandul.”-tha fermeri Agim Ibra.
Mbi 250 lloje bimësh medicinale nga Shqipëria, shkojnë drejt vendeve të ndryshme të botë.
“Bimët mjekësorë gjithmonë kanë qenë të pëlqyeshme qoftë nga SHBA, Europë dhe vitet e fundit ka filluar eksporti drejt Indisë, Kinës, Azi”- tha eksportuesi i bimëve mjekësore Xhavit Hysenaj.
Eksportuesit, Xhavit Hysenaj thotë se sipërfaqet e të mbjellave më këtë lloje bimësh duhet të shtohen, pasi kërkesat janë të mëdha.
“Krenaria e bimëve mjekësore shqiptare mbetet sherebela dhe ne e kemi kaluar kuotën e 4000 ton të eksportuara. “- tha eksportuesi Xhavit Hysenaj
Bujqësi pa blegtori nuk ka, ky është mendimi I bujkut nga Kopliku. Agimi në të njëjtën kohë që nisi të punojë tokën, ngriti dhe stallën e gjësë së gjallë. Përvec qumështit dhe mishit, nga stallë ai thotë se siguron dhe plehrimin organik për të mbjellat në fushë.
“Dhen kam 150 krerë, ndërsa gjedhë 15 krerë. Janë disa parametra tek prodhimi i sherebelës të cilat me anën e kontrolleve laboratorike, dalin lëndët e huaja. Ndërsa unë kam aplikuar plehrat organike dhe kësaj do t’i përmbahem derisa të ushtrojë këtë aktivit. “- tha Agim Ibra.