Ferizaj shndërrohet në ekip të frikshme për Istogun dhe Kastriotin

min lexim

Istogu dhe Kastrioti i Ferizajt, nuk e kanë qetësinë për edicionin e ri në Superligën e Kosovës (femrat).

Ferizaj i kryetrajnerit Granit Sahiti, tregohet më i vyeshëm në afatin kalimtar, të paktën deri me tash, duke përforcuar fuqishëm ekipin me disa lojtare dhe tremb kryetrajnerin e Istogut, Faruk Shalën dhe Lirie Muhaxherin e KHF Kastriotit.

Ferizaj përforcohet me Ivana Bojoviqin, Elsa Kongjelin, Simone Garba – Keita dhe Teninke Kaba të KHF Prishtina. Përforcime që nënkuptojnë se Ferizaj i ka synimet vetëm titullin e kampionit.

Sahiti po punon me përkushtim edhe me lojtare të reja dhe është shembull i punës, disiplinës dhe si fryt i kësaj janë kampione edhe me kadete.

Ferizaj tash e tre vite ka marrë primatin e ekipit të qytetit, duke lënë pas Kastriotin me batica e zbatica.

Një Ferizaj me këto përforcime e detyron thellë të mendoj Istogun në luftë për të mbrojtur trofetë, ndërsa Kastriotin as që e llogarit rivale të denjë! 

Kërkesat në konkurrencën e femrave    

Diarta Shala – KHF Prishtina KHF Ulpiana, regjistrim i dyfishtë
Delvina Krasniqi – KHF Vushtrria KHF Samadrexha    
Jusra Begu – KHF Samadrexha    KHF Vushtrria    
Diellza Graçevci – KHF KEK-u KHF Samadrexha    
Ivana Bojoviq –   KHF Prishtina KHF Ferizaj    
Elsa Kongjeli –  KHF Prishtina KHF Ferizaj    
Simone Garba  – Keita KHF Prishtina KHF Ferizaj    
Teninke Kaba –    KHF Prishtina    KHF Ferizaj    
Erza Tafilaj – KHF Istogu    KHF Dukagjini    huazim
Lorena Matarova – KHF Vushtrria KHF Kastrioti    
Edona Rugova   – KHF Ferizaj KHF Kastrioti    
Luljeta Sopjani    – KHF Vushtrria KHF Kastrioti

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Maria Sharapova bëhet nënë për herë të parë, publikon portretin familjar

Story i radhës

Spiropali: Shqipëria do bëhet, edhe për inat të atyre që nuk po gëzohen për hapjen e negociatave

Të fundit nga