Njësitë e përbashkëta të Policisë së Kosovës në Ferizaj, zhvilluan dje një aktivitet.
Nga ora 23, fokus i tyre ishte ndaj shkelësve të rregullave në trafik, ku mbështeteshin nga njësitë speciale.
Ndërsa, pas orës 00:00, kur hynë në funksion ora policore, nuk pati tolerime për ata që pa arsye shkelën atë.
Deri në mëngjes, në kuadër të aktivitetit u shqiptuan 42 gjoba, për mos respektim të vendimit të Qeverisë së Kosovës, kundër masave anti COVID.