Klubi i futbollit Ferizaj vazhdon me përforcime për edicionin e ri. Ferizajasit përforcohen me mbrojtësin Gentian Emini!
“Klubi ynë me kënaqësi njofton të gjithë opinionin sportiv, dashamirët dhe tifozët e Ferizajt, që klubi ka përmbyllur me suksese marrëveshjen me mbrojtësin Gentian Emini.
Emini në sezonin e fundit ishte pjesë e KF Ulpianës nga Lipjani, ku pati paraqitje mjaft të mira në Superligën e Kosovës ne futboll.
Mbrojtësi 24 vjeçar do ti ndihmojë mjaft shumë skuadrës tonë në fazën e mbrojtjes.
Klubi jonë i uron shumë suksese Gentianit në synimet e tona”, njofton Lulzim Abazi, president i klubit.