Edhe Komuna e Ferizaj ka nisur përgatitjet për ofrimin e shërbimeve për bashkatdhetarët të cilët po vijnë në pushime. Përveç punës së zgjatur në administratën komunale, për ta janë organizuar edhe aktivitete të tjera kulturore.
Me ardhjen e mërgimtarëve, qyteti I Ferizaj gjatë kësaj kohe është më dinamik.
Që ata të kalojnë mirë në vendlindje nga 26 korrik e deri më 11 gusht Komuna organizon një sërë aktivitetesh që i kushtohen diasporës Xhemile Murati Shabani – Drejtoreshë për Kulturë Rini e Sport në Ferizaj tha se jemi duke filluar nga koncertet e shumta në këto data do të kemi koloni artistike do të kemi ekspozitë me eksponate nga muzeu i qytetit po ashtu do të ketë edhe aktivitetet sportive të cilat do të organizohen në kuadër të ditëve të mërgatës sepse ka qenë vetë mërgata në një anketë kanë kërkuar që këtyre aktiviteteve kulturore ti bashkëngjiten një numër i madh i aktiviteteve sportive.
Komuna e Ferizaj po ashtu ka shtuar edhe orarin e punës të shërbimeve nga gjendja civile Albion Sherifi Shef i kabinetit të kryetarit, Agim Aliu tha për RTK-në se bashkatdhetarët tanë mund të nxjerrin këto dokumente edhe ditën e shtunë prej orës 08:00 deri në orën 12:00.
Ndërkohë edhe mbrëmjet në qytet janë më aktive gjatë kësaj periudhe.