Ferizaj një hap drejt Superligës! Vitia shokon Flamurtarin 

1 minut lexim

Ferizaj ka shënuar edhe një fitore të radhës në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.

Kryetrajneri Arbnor Morina buzëqesh, me Ferizajn shumë afër elitës. Ferizajasit shënuan fitore me rezultat bindës 3:0 ndaj 2 Korrikut të Prishtinës, në takimin e javës së 22-të.

Vitia shokon Flamurtarin e Prishtinës, duke e mposhtur me 2:0 dhe ende shpreson se mund ta sigurojë ekzistencën në ligë.

Ferizaj kryeson me 49 pikë, pasojnë Vushtrria 42 (një ndeshje me pak), Fushë Kosova 35, 2 Korriku 32, Ramiz Sadiku 30 (një ndeshje me pak), Arbëria 28, Flamurtari 27, Kika 23, Vllaznia 19 dhe Vitia 13.     
    
Java e 22-të, Grupi B
E shtunë

Vitia – Flamurtari 2:0
Kika – Fushë Kosova 1:1
Vllaznia – Arbëria 1:1
Ferizaj – 2 Korriku 3:0

E diel 
Vushtrria – Ramiz Sadiku
Ndeshjet luhet në orën 14.00

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fifi flet për grindjet dhe rregullat që thyen me Adisin

Story i radhës

I dënuar me 6 vite burg për mashtrime me kreditë, ekstradohet 48-vjeçari nga Zvicra drejt Shqipërisë

Të fundit nga