Ferizaj sot ka treguar një tjetër fytyrë të lojës për dallim nga sfida me Malishevën!
Ferizajasit pësuan humbje me rezultat 1:0 nga lideri i kampionatit Drita, që u zhvillua në stadiumin ndihmës në Gjilan në një kohë të mirë me diell.
Drita pati disa mundësi por edhe Ferizaj në pjesën e dytë, por që nuk shënuan.
Ferizaj bëri paraqitje shumë të mirë pas katastrofës që pësuan të mërkurën që e lamë pas me 0:6 nga Malisheva.
Drita pas humbjes si vendas me 1:2 nga Prishtina, mezi fitoi sot me golin e minutën e 90+4 të shënuar nga Besnik Krasniqi, i cili ishte i saktë nga penalltia.
Donat Hasani shkaktoi penallti duke e penguar Ajzerajn në 16-sh.
Ferizajasit sot treguan lojë burrërore, mbrojtja ishte në nivelin më të lartë dhe e merituan të paktën një pikë.
Drita kryeson me 30 pikë, ndërsa Ferizaj është në fund me 8 pikë pas 13 jave në elitën e futbollit të Kosovës.