Skuadra e futbollit Ferizaj nga 6 pikët e mundshme ka fituar një në dy javët e para të elitës së futbollit të Kosovës.
E nisi me humbje në udhëtim, me rezultat 3:2 dhe të dielën që e lamë pas luajtën baras (0:0) me Prishtinën.
Ferizaj mburret me një futbollist siç është Donat Hasanaj, sipas tyre është shtyllë e mbrojtjes.
“Krahu i djathtë i mbrojtjes tani ka emër e mbiemër, Donat Hasanaj!
Erdhi si përforcim për Superligë dhe në këto dy xhirot e para, po e dëshmon kualitetin e tij duke zhvilluar ndeshje të nivelit të lartë. I pakalueshëm në fazën e mbrojtjes dhe shumë aktiv përpara për të ndihmuar shokët e skuadrës.
Donati është fati i ekipit tonë, ai është arma jonë e fortë për edicionin e garave.
Donatit i urojmë vetëm shëndet sepse asnjëherë nuk dyshojmë në profesionalizmin dhe paraqitjet e tij”, njofton FC Ferizaj.