Ferizaj fiton ndaj Vëllaznimit në Gjakovë

November 20, 2022
1 minut lexim

Me seri 6:0, Ferizaj e ka nisur ndeshjen e së shtunës ndaj Vëllaznimit në Gjakovë. Dhe në fund skuadra ferizajase mori pikët nga ndeshja e javës së tetë të Superligës së hendbollisteve.

Skuadra mysafire ka mbajtur epërsi të lartë në pjesën e parë, që përfundoi 23:17.

Vendaset kanë bërë përpjekje në pjesën e dytë, janë afruar disa herë në rezultat, por pa rrezikuar epërsinë e Ferizajt. Kështu në fund rezultati ishte 43:37 për Ferizajn.

Kjo ishte ndeshja e vetme e së shtunës në Superligën e hendbollisteve.

Ivana Bojoviq udhëhoqi Ferizajn me 10 gola. Tetë i kishte Mirjeta Dinolli, kurse nga gjashtë i realizuan Simone Keita dhe Elsa Kongjeli.

Edona Radoniqi i shënoi 12 gola për Vëllaznimin, kurse nëntë i kishte Bora Zejnullahu.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dibra mbetet edhe pa epidemiolog

Story i radhës

3 shenjat e Horoskopit që e kanë të vështirë të dashurohen

Të fundit nga

Sa ishte i sigurtë ushqimi gjatë vitit 2024?

Rrugët e tregut në kryeqytet, vikendeve herë mbusheshin, e herë dukeshin të zbrazëta. Konsumatorët që kalonin andej, kontrollonin gati në secilën tezgë, për çmimet më të lira në treg. Ndonjëherë, shitësit bënin

Atletico Madridi me mund të madh kualifikohet

Skuadra e Atletico Madridi me mund të madh është kualifikuar në të tetën e finales së Kupës së Mbretit. Atletico ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 1:0 ndaj skuadrës së Marbellës.

Pacolli i përgjigjet Haxhiut për Hotelin Grand

Behgjet Pacolli i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, rreth rastit ‘‘Grandi’’, duke thënë se askush nuk e ka kërkuar objektin e hotelit. Tutje, ai ka thënë se kompania e tij, që
ShkoLartë