Ferizaj fillon përgatitjet për edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës.
Ferizajasit synojnë të përgatiten sa më mirë dhe për të luftuar për pjesën më të lartë të renditjes.
“Sot skuadra jonë ka filluar përgatitjet për sezonin e ri në Superligën e Kosovës.
Në stërvitje ishin të pranishëm të gjithë futbollistët, të cilët ishin në formë të mirë fizike.
Stërvitjet kanë shkuar sipas planit, ku shtabi teknik u ndan mjaftë të kënaqur me përgatitjen fizike të futbollistëve, të cilët e kanë ruajtur formën e tyre edhe përkundër që ishin në pushim disa javorë.
Në stërvitjen e parë ishte një atmosferë impozante brenda klubit, ku të gjithë futbollistët e shtabi teknik ishin të gatshëm të punojnë shumë që t’i arrijmë synimet tona”, njofton Ferizaj.