Ferizajt ka demoluar me rezultat 3:0 Vjosën e Shtimes, në ndeshjen miqësore.
Djelmoshat e Ismet Munishit janë gati për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, grupit B.
Golashënues Ali Babaei, Ergon Hyseni dhe Betim Haxhimusa.
“Ka përfunduar ndeshja e fundit kontrolluese, para fillimit të edicionit të garave, kundër KF Vjosës, e mbyllur me fitore 3:0 për skuadrën tonë.
Falënderojmë kundërshtarin për korrektësinë dhe fair – play-in e treguar.
Javën tjetër fillon misioni i vërtetë, ku si kundërshtar e kemi skuadrën nga Prishtina, KF 2 Korriku”, – njofton FC Ferizaj.